Arbëri

KQZ-ja zvogëlon nga 44 në 19 numrin e qendrave të votimit në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur të premten, ka marr vendim për zvogëlim të numrit të qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit që pritet të mbahen në katër komunat në veri.

Ky propozim është miratuar me 8 vota për dhe një abstenim. Propozimi në mbledhje e ka paraqitur anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani,

“Nga 44 qendra të votimit qe zakonisht që është zhvilluar në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 e tutje, 8 prej tyre kanë konfirmuar se do t’i hapin ato. Sidoqoftë duke u bazuar në këtë rast edhe në vlerësimin e KKZ-së, edhe të organeve të sigurisë, është konstatuar se vetëm 6 ne lokacione te zakonshme dhe 13 qendra të votimit do të jenë qendra alternative apo në kontejnerë”, ka theksuar Elshani.

Në këtë mbledhje gjithashtu është vendosur që numri i vendvotimeve të ulet nga 69 sa kanë qenë në 34, ndërkohë që është vendosur që numri i votuesve për një vendvotim të rritet nga 750 në 2 mijë votues.