Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje të mbajtur të mërkurën ka pezulluar dy parti politike, Partia Republikane për Ndryshime dhe Shpresa Demokrate.
Këto dy parti politike, sipas njoftimit nga KQZ-ja, u pezulluan pasi deri më 1 mars dhe më pas edhe pas 15 ditësh afat shtesë nuk dorëzuan raportin financiar të vitit 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vendimin për pezullim, këtyre partive u është dhënë edhe një afat shtesë prej 15 ditësh për dorëzimin e raportit financiar.
Nëse kjo nuk ndodh, vendimi i radhës i KQZ-së pritet të jetë çregjistrimi i këtyre partive politike.