Kryeshefi i Këshillit të Pavarur për Media, Luan Latifi, është pezulluar nga detyra e tij pas arrestimit të mërkurën nën dyshimet për ryshfet.
Nga KPM-ja kanë bërë të ditur se pozitën e tij e ka marrë Faruk Rexhaj, që mandatin do ta vazhdojë deri në një vendim të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Konkurs nuk do të hapet për të plotësimin e pozitës së kryeshefit deri në një vendim të Gjykatës”, kanë thënë nga KPM-ja
Ditë më parë Policia e Kosovës arrestoi Latifin dhe Arben Bilallin, drejtor i Administratës dhe Financave në KPM, nën dyshimet për ryshfet. Pozita e cila mbahej nga Bilalli ka mbetur vakante.
Të dy janë në paraburgim.