Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KPM-ja miraton Rregulloren për kryeshefin ekzekutiv

Komisioni i Pavarur i Mediave, ka miratuar Rregullores për pranimin, vlerësimin dhe disiplinën e kryeshefit ekzekutiv.

Në mbledhjen e mbajtur të premten kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, ka thënë se kjo rregullore vendosë kriteret për emërimin e kryeshefit ekzekutiv.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në të kaluarën emërimi është administruar nga ministria përkatëse. Tani kemi një draft që e kemi punuar për disa muaj dhe kjo rregullore ka për qëllim të vendosë të gjitha kriteret për emërimin e kryeshefit ekzekutiv. Ai ka rol të rëndësishëm është përgjegjës për financat, nëpunësit civilë, ofrimin e këshillave dhe politikave të Komisionit dhe zhvillimin e marrëdhënieve me institucionet tjera”, ka theksuar Mehemti.

Mehmeti ka thënë se hapi i parë pas miratimit të Rregullores do të jetë shpallja e konkursit për këtë pozitë.