Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shtyrë përsëri hapjen e konkursit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë gjatë mbledhjes se sotme të këtij këshilli.
Edhe rreth dy muaj kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka do të pensionohet, raporton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi Bahri Hyseni shtyrjen e hapjes se këtij konkursi e ka lidhur me faktin që KPK sot është pajtuar të nxjerrë rregullore të re për zgjedhjen e kryeprokurorit.
Edhe në mbledhjen e para dy jave ishte shtyrë hapja e konkursit për këtë pozitë. Dy javë me parë, arsyetimi ka qenë që konkursi po shtyhet për të përfshirë në zgjedhjen e kryeprokurorit edhe kompaninë partnere të Ambasadës Britanike.
Gjatë mbledhjes se sotme, nëse refuzohen ankesat e plotësuara të kandidatëve bazuar në agjendën e mbledhjes, pritet të zgjidhet kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.
Kandidatë për kryeprokuror special janë Haki Gecaj e Blerim Isufaj.