Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk e ka përfillur seriozisht ofertën e Ambasadës britanike që përmes partnerit për projektin e rekrutimit të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit special. Sipas një përgjigjeje për gazetën, Ambasada britanike ndihet e zhgënjyer me qasjen përjashtuese të Këshillit Prokurorial të Kosovës, që në këtë proces të përfshihen britanikët.
Në një përgjigje me shkrim, ky institucion ka demantuar KPK-në, e cila ditë më parë përmes një komunikate kishte thënë se e kanë pranuar partnerin e Ambasadës britanike që të marrë pjesë në rekrutimin për këtë pozitë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne vazhdojmë të jemi të zhgënjyer me vendimin e KPK-së për të mos pranuar ofertën tonë për mbështetje, që në vetvete do të përbënte një hap të vogël drejt ndërtimit të besueshmërisë publike ndaj KPK-së. Gjithsesi, Ambasada britanike vazhdon të jetë gati të mbështesë KPK-në, për të mbështetur rekrutimin bazuar në meritë, në të ardhmen”, thuhet në përgjigjën e Ambasadës britanike dhënë gazetës ditën e hënë.
Zyra për media e kësaj ambasade ka sqaruar se Këshilli Prokurorial i Kosovës që nga fillimi nuk kishte shprehur gatishmëri për bashkëpunim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)