Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës, ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës.
KPK-ja dërgoi tek ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e pesë prokurorëve për lirim nga detyra.
Po ashtu, në këtë takim, Këshilli shfuqizoi vendimin për pezullimin e pagave për prokurorët dhe stafin mbështetës serb.
Për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve të ofruara nga prokurorët dhe stafi mbështetës serb, votuan katër anëtarët: Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa. Ndërkaq kundër votuan: kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit- Zejnullah Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi./EO
Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se policët serbë që u dorëhoqën në fund të 2022-s, pas shkarkimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili pati refuzuar ta zbatonte vendimin e Qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe, nuk do ta kenë mundësinë e rikthimit në punë.
Edhe
Serbët “pishmanë” s’mund të rikthehen në Polici
Në të njëjtën kohë ishin dorëhequr edhe gjyqtarë e prokurorë serbë, të cilët javën që shkoj është kumtuar se kanë kërkuar të rikthehen në institucionet në veri.
-
KPK-ja refuzon kthimin në sistem të prokurorëve serbë në veri të dorëhequr më 2022
-
Më shumë se 20 serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë dhe Gjykatën e Mitrovicës
-
U ruhen vendet gjyqtarëve e prokurorëve serbë të dorëhequr para 3 vjetësh
-
Çollaku: Do të ishte mirë të mos refuzohet kthimi i prokurorëve në veri, pasi të verifikohen