Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KOSTT-i njofton se u desh të bënte reduktime në rajonin e Rahovecit dhe Prizrenit "shkaku i mbingarkesës"

energjia elektrike

Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës ka njoftuar se për "t'i mbrojtur pajisjet e sistemit dhe për t'i shmangur mbingarkesat" është detyruar të bëjë kufizime në rajonin e Rahovecit dhe Prizrenit. 

"Për të mbrojtur pajisjet e sistemit dhe për të shmangur mbingarkesat, janë kërkuar këto kufizime të ngarkesës: NS Rahoveci (përfshi zonën e Malishevës): rreth 12 MW; NS Prizreni 1 (përfshi zonën e Dragashit): rreth 10 MW. Me pak kujdes dhe kursim gjatë këtyre intervaleve, ndihmojmë që sistemi të funksionojë sigurt dhe pa mbingarkesa, veçanërisht në prag të festave të fundvitit. Ekipet e KOSTT janë në gatishmëri të plotë dhe në terren, për të reaguar me kohë dhe sa më shpejt ndaj çdo situate", ka njoftuar KOSTT. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmes një njoftimi KOSTT u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve, institucioneve e bizneseve që ta përdorin me kujdes energjinë elektrike.

Sipas njoftimit, ditët e fundit konsumi i energjisë elektrike ka tejkaluar edhe rekordet e mëparshme, derisa ka publikuar edhe intervalin kohor se kur ka më shumë ngarkesë.

“Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës vazhdon të përballet me ngarkesë të rritur, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Ditët e fundit, konsumi i energjisë elektrike ka tejkaluar edhe rekordet e mëparshme të ngarkesës së regjistruar në sistem. Konsumi më i lartë vërehet kryesisht në intervalet kohore 09:00–12:00, 16:00–20:00 dhe 22:00–23:00 ndaj ftojmë të gjithë konsumatorët që kur të jetë e mundur, të zhvendosin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë të energjisë në orë jashtë pikut, veçanërisht pas mesnatës, kur konsumi është dukshëm më i ulët”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kujdes i shtuar nevojitet në zonat: Rahovec, Malishevë, Prizren, Dragash, Gjilan dhe Lipjan.