Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosovës premtohet se do t’i shtohen 105 megawat nga energjia me erë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka lëshuar kredinë prej 58 milionë eurosh për ndërtimin e parkut të energjisë me erë. Ky park do të ndërtohet në Bajgorë të Mitrovicës dhe do të ketë kapacitete prej 105 megawatësh energji.

Projekti në tërësi do të kushtojë 169 milionë euro. Gjatë ndërtimit e më pas operimit të tij, pritet të punësohen mbi 200 persona, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e BERZH-it thuhet se Kosova, e cila kryesisht mbështetet në linjat e energjisë elektrike nga qymyri, së shpejti do të fillojë të përfitojë nga një furnizim më i pastër i energjisë nga parku më i madh i energjisë me erë në vend.

Kjo kredi, sipas BERZH-it, është gjysma e totalit të projektit, ndërsa pjesa tjetër është siguruar nga ErsteGroupBank dhe NLB, që do të kenë garanci nga agjencia gjermane e kredisë për eksport “EulerHermes”.

Në njoftim të BERZH-it thuhet se Bajgora do të përfaqësojë rreth 10 për qind të kapacitetit të instaluar të vendit dhe do të shmangë247.000 tonë dyoksidit të karbonit në vit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e ndryshimeve klimatike.

Ky park, sipas BERZH-it, paraqet një hap të madh përpara transicionit të energjisë së Kosovës dhe se do të jetë parku më i madh energjetik i ndërtuar që nga viti 1980. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)