Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Kosova ka pranuar 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ai në faqen e tij në Facebook ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale. Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit”, ka shkruar ai.