Avni Arifi, që nga shtatori i vitit të kaluar, është në pritje për t’u dekretuar për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por, presidenti Hashim Thaçi ende nuk e ka dekretuar atë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArifi thotë se është në pritje të dekretimit tash e disa muaj dhe se nuk i di arsyet pse kjo nuk ka ndodhur.
Por, Zyra e Presidentit Hashim Thaçi nuk ka kthyer përgjigje për arsyet e mosdekretimit të Arifit.
Jozyrtarisht, televizioni merr vesh se presidenti Thaçi ka vlerësuar se Arifi ende i duhet Kosovës këtu.
Në pritje për t’u dekretuar janë edhe të propozuarit e tjerë nga Ministria e Jashtme
për ambasadorë në Britani të Madhe, Australi, Suedi dhe në disa vende të tjera.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, e cilëson dështim të politikës së jashtme, mosemërimin e ambasadorëve në këto shtete.
Osmani akuzon partitë në pushtet për shkelje të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, duke e tejkaluar kuotën prej 50 përqind me emërime politike të ambasadorëve.
Avni Arifi është anëtar i ekipit shtetëror të dialogut, si dhe shef i stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj.