Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vendosur ndalimin e përkohshëm të importit të deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (murtaja e bagëtive të imta) në Qarkun e Dibrës.
Vendimi është marrë në koordinim me Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si masë parandaluese për të mbrojtur sektorin blegtoral dhe për të shmangur përhapjen e sëmundjes në Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit zyrtar, ndalesa vlen për gjithë territorin e Shqipërisë dhe do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër, në varësi të zhvillimeve epidemiologjike.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet do të shtohen në të gjitha pikat kufitare dhe në zonat përgjatë kufirit me Shqipërinë, ndërsa komunat kufitare janë udhëzuar të vendosin masa të rrepta për kufizimin e lëvizjes së bagëtive.
Ndërkohë, fermerëve u është bërë thirrje të rrisin vigjilencën, të shmangin kontaktin e tufave me kafshë të tjera dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë tek shërbimet veterinare.
Peste des Petits Ruminants është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë, duke shkaktuar humbje të mëdha në blegtori. Megjithatë, autoritetet theksojnë se ajo nuk është e rrezikshme për njerëzit dhe nuk përbën kërcënim për shëndetin publik.
Institucionet përgjegjëse kanë apeluar për respektim të plotë të masave të vendosura, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes në vend.