Para Këshillit Prokurorial të Kosovës është duke raportuar Koordinatori kombëtar për luftimin e krimeve ekonomike, Shqipdon Fazliu.
Ai ka paraqitur shifrat e pasurisë së ngrirë (sekuestruar) dhe pasurisë së konfiskuar me vendim të formës së prerë të gjykatës. Prej muajit korrik deri në muajin shtator është ngrirë pasuri në vlerë mbi 300 mijë euro, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga pasuria e fituar përmes veprave penale, Kosova këtë vit ka kthyer vetëm 28 mijë euro.
"Nuk është ndonjë vlerë e madhe megjithatë është rast për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat në gjykatë", ka thënë Fazliu.
Ai ka ngritur para KPK-së një tjetër problematikë. Sipas tij rastet që iniciohen si raste parapenale po vonojnë të kalojnë në raste penale.
Kjo sipas tij ka bërë që një rast ku janë të përfshirë zyrtarë të një ministrie që dyshoheshin për korrupsion të parashkruhet për shkak të mosbartjes së rastit nga rasti parapenale në atë penal.
Rastet parapenale janë ato raste të cilat nuk janë hetime të mirëfillta por vetëm grumbullim i informatave për të parë nëse ka bazë për hetime ndërsa rast penale është ai rast për të cilin ka aktvendim për fillimin e hetimeve