Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se Kosova i është bashkuar Procesit Pall Mall si shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të këtij procesi.
Ky proces është iniciativë e përbashkët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, për të bashkuar vendet demokratike të përkushtuara për ta adresuar përhapjen dhe përdorimin e papërgjegjshëm të kapaciteteve komerciale për ndërhyrje kibernetike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me mbështetjen e këtij Kodi, Kosova i bashkohet një koalicioni në rritje të vendeve demokratike që punojnë për të siguruar që mjetet kibernetike të përdoren në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet për të drejtat e njeriut”, ka shkruar Kurti në Facebook të shtunën.
Kodi i Praktikave për Shtetet u lansua zyrtarisht në takimin e dytë të Procesit Pall Mall, i mbajtur në Paris më 3–4 prill 2025.
“Ky Kod përcakton parime udhëzuese për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes, duke promovuar sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike”, ka shtuar Kurti.