Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova hyn në 10 ditët vendimtare

karrika e presidentit

Foto: Driton Paçarada

Kosova ka hyrë në dhjetë ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit, pasi Gjykata Kushtetuese caktoi 28 prillin si afat të fundit për përfundimin e këtij procesi.

Gjatë ditës së enjte, kryeministri Albin Kurti ka thënë se për çështjen e presidentit nuk ka asgjë për të deklaruar, përpos që janë në diskutime me LDK-në.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur të ketë diçka të re, do t’ju njoftojmë”, ka thënë ai.

Kandidati i propozuar për këtë pozitë, Glauk Konjufca, ka thënë se Vetëvendosje do ta përkrahte një kandidat, për të cilin pajtohen së paku dy parti opozitare, pasi vet u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga kandidatura.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke zhvilluar konsultime për një marrëveshje lidhur me zgjedhjen e presidentit. 

Sipas tij, qëllimi është arritja e një marrëveshjeje sa më shpejt për të siguruar funksionalitet institucional dhe shmangien e krizës politike. 

Në anën tjetër, PDK-ja i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që kërkesën për çështjen e presidentit t’ia adresojë kësaj partie përmes një letre të shkruar, por kanë deklaruar se ai nuk e ka bërë.

“Ne kemi deklaruar që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, dhe jemi kërkuar nga Kurti që të formalizojë kërkesën e  tij karshi PDK-së në një letër të shkruar, deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardhur në adresën tonë, ndoshta do të ketë adresa tjera”,  ka thënë deputetja Vlora Çitaku.

Më 28 prill përfundon afati që Gjykata Kushtetueses e ka caktuar për të zgjedhur presidentin. Mospërmbyllja e suksesshme e këtij procesi nënkupton zgjedhje brenda 45 ditëve.

Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, subjektet politike nuk kanë arritur të gjejnë konsensus për presidentin.

E, në seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit, e cila u bojkotua nga opozita, fillimisht Konjufca u propozua nga Vetëvendosje, e më pas edhe Fatmire Kollçaku-Mulhaxha. Seanca nuk u zhvillua, meqë në momentin kur duhej të zhvillohej votimi në sallë nuk ishin së paku 80 deputetë, sa kërkohen në raundin e parë e të dytë të zgjedhjes.