Familja 4-anëtareshe Qafleshi ka mbërritur të martën paradite në Kosovë nga Italia.
Ata kanë udhëtuar me veturë nga shteti tashmë i izoluar shkaku i koronavirusit, derisa me të mbërritur në pikën kufitare në Vërmicë janë kontrolluar nga ekipet mjekësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultatet e tyre dolën negative, por ata tregojnë për gjendjen alarmante që kanë lënë pas në Itali, derisa me rekomandim të mjekëve u lejuan të kalojnë kufirin.
Mjekët të cilët janë duke kontrolluar udhëtarët thonë se është rritur numri i qytetarëve që po kthehen nga Italia në Kosovë.
Sipas tyre, ka rreth 1 muaj që ka mjekë në këtë pikë dhe që vazhdimisht janë kujdesur për udhëtarët që kanë hyrë në Kosovë.
E në Drejtorinë e Shëndetësisë në qytetin kufitar të Prizrenit, kanë thënë se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Të martën në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 10, derisa rastet e para pozitive u konfirmuan më shumë se 1 javë pasi qytetarët shqiptarë erdhën nga Italia.