Dërgimin e trupave kroate në Kosovë, presidenti i Kroacicë, Zoran Milanoviq, e ka quajtur detyrim ndaj paqes. Ai e ka përcjellë kontingjentin e 42-të kroat që do t’i bashkohen misionit të KFOR-it për disa muaj.
“Është parandalim i konfliktit dhe mbrojtje e situatës aktuale, imponim i paqes për ata që mendojnë ndryshe. Ju po shkoni në një mision për të ruajtur dhe promovuar paqen, pa forcë, por duke treguar potencialin e forcës, me besimin se kjo forcë nuk do të përdoret kurrë”, ka thënë ai para ushtarëve që do t’i bashkëngjiten KFOR-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, gjeneralkolonel Tihomir Kundid ka thënë se Kroacia do të marrë pjesë në misione të tilla gjithmonë, teksa shtoi se Kroacia ka interes të marrë pjesë edhe në ruajtjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë, raportoi "Index.hr"
“Nëse mund të jemi në Kosovë, nëse qytetarët e saj na pranojnë atje, atëherë mund të jemi edhe në një shtet fqinj. Nëse Turqia dhe Austria, që nuk janë anëtare të NATO-s, mund të jenë, atëherë edhe Kroacia mund të jetë”, ka theksuar ai.