Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca: Ndërkombëtarët të përcaktohen çka duan për dialogun, është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit

Glauk Konjufca

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë, ka akuzuar ndërkombëtarët për njëanshmëri në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka kërkuar nga ta të përcaktohen se çfarë duan.

Sipas tij palët në proces nuk janë trajtuar si të barabarta. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është shkatërruar edhe minimumi i mirëbesimit që kërkohet ta ketë një proces i negociatave, që procesi të mund të vazhdojë normalisht. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fundit në arkivolin e dialogut  Brukselit. Kështu që i takon bashkësisë ndërkombëtarë që të jetë shumë më e përcaktuar se çfarë po dëshiron. Nëse do palë të barabarta në dialog si dy shtete, nëse dëshiron dhe mendon se principi i Marrëveshjes së Ohrit që palët të funksionojnë si shtete sovrane të Kombeve të Bashkuara, nëse bashkësia ndërkombëtare e ndan mendjen të ecë në këtë rrugë, Kosova është e gatshme, por nëse i mbyll sytë edhe të mos reagojë as kur Serbia i mbyll kufijtë me Kosovën ... Në jemi të vetëdijshëm dhe kjo është e qartë që Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në relacionet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai, duke shtuar se mendojnë që duhet një drejtim krejt i ri. 

Ai ka thënë se se dialogu ndodhet në një qorrsokak. Në këtë gjendje sipas tij më së shumti ka kontribuar Serbia me veprimet e

“Konsideroj sa i përket perspektivës së dialogut, dialogu ndodhet në një qorrsokak prej të cilit nuk po shoh shumë rrugëdalje. Kërij qorrsokaku para së gjithash i ka kontribuar Serbia me veprimet e veta.  Dialogu në formatin se qysh ka qenë që nga 2011 e ka pas arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, më sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat të cilat i posedon edhe bashkësia ndërkombëtare edhe institucionet tona të sigurisë, përfshirë inteligjencën tregojnë qartë që ky grup i madh prej qindra personave e ka pasur mbështetjen e shtetit të Serbisë”, është shprehur Konjufca.

Ai ka thënë se faktorët ndërkombëtarë kanë qenë shumë të rezervuar sa i përket ndarjes dhe shpalosjes së hetimeve sa i përket sulmit terrorist të Banjskës. 

Por sipas tij ka shpërputhje në mes të asaj se çfarë ata dinë dhe veprimeve të tyre. 
“Në kuptimin gjeneral të këtyre informatave ne e dimë që faktorët ndërkombëtarë e dinë që mbështetja e shtetit serb mbrapa sulmit të Banjskës është ... ne presim veprime në përputhje me atë që ata e dinë. Çka po shohim ne është një diskrepancë mes asaj që ata e dinë dhe pastaj veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare ... sepse për neve është e çuditshme dhe e padrejtë që jemi ende në sanksione”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se nuk pret që Kosova të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.  “Nëse ne diskriminohemi dhe ftohemi të marrim pjesë në bazë të pabarabarta me Serbinë Kosova nuk e pranon. Shumë më mirë do të ishte që z. Sarrazain dhe ndërkombëtarët që vijnë në Kosovë  shumë ma shumë ta kishin mendjen psh te mungesa e ndonjë sanksioni sa i përket Serbisë”, ka theksuar ai.