Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna ofron bashkëpunim në hetimet për blerjen e lopëve, thotë se ishin donacion

Një ditë pas njoftimit të Prokurorisë rreth fillimit të hetimeve në lidhje me 35 krerë të lopëve që shpërndau Komuna e Gjilanit, zyrtarë të saj kanë mbajtur konferencë për media.

Duke treguar se për hetimet është informuar pas stories së KTV-së, drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, ka thënë se publiku është keqinformuar rreth këtij donacioni, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tutje ka treguar se komuna ka kontribuar me një shumë simbolike dhe se fermerët është dashur të paguajnë rreth 14 mijë euro.

E nga organizata ‘Mëshqerra’ kanë thënë se këto lopë janë donacion nga Irlanda dhe se nuk është hera e parë që jepen donacione të tilla.

KTV-ja, këtë të mërkurë, ka raportuar për fillimin e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Gjilan, nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, për 100 mijë eurot e shpenzuara për 35 krerët e lopëve.

Komuna e Gjilanit, javë më parë, ka financuar këto kafshë për fermat e familjeve të Komunës së Gjilanit, të cilat nuk kanë kushte financiare të mira.