Arbëri

Komuna e Shtimes përkrah lehonat me nga 100 euro

Komuna e Shtimes ka marrë vendim për të gjitha lehonat që t’i subvencionoi me shumë prej 100 eurosh. Ky vendim tashmë është miratuar edhe nga asamblistët me shumicë të votave.

Të gjitha mjetet do t’i marrin lehonat në mënyrë retroaktive për çdo fëmijë të lindur gjatë vitit 2022.

“Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal është votuar vendimi për ndarjen e shumës për shtesat prej 100€ për lehonat, propozuar nga kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, dhe iniciuar në kuadër të subvencioneve të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas komunës, këto mjete do të jepen në mënyrë retroaktive, për çdo fëmijë të lindur në vitin 2022.

“Drejtoria përkatëse është në fazën e përgatitjes së procedurave dhe mënyrës së aplikimit. Për fillimin e procedurës së aplikimit, formës dhe kohëzgjatjes do ju njoftojmë me kohë përmes ueb-faqes zyrtare të Komunës së Shtimes si dhe rrjeteve sociale”, thuhet në njoftim.