Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës themelon Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave

Komuna e Prishtinës ka themeluar një drejtori të re atë të Sigurisë dhe Emergjencave.

Lulzim Fushtica do të udhëheqë me këtë drejtori, i cili sipas kryetarit Përparim Rama ka përvojë 25-vjeçare në sektorin e sigurisë publike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Ramës kjo drejtori ka qenë e nevojshme të formohet pasi në këtë mënyrë fillojnë përgatitjet edhe për formimin e policisë së kryeqytetit.

“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të ketë mision sigurinë humane, sigurinë në komunikacion, sigurinë e grupeve të cenueshme, sigurinë apo mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e hapësirave publike, qentë endacakë sigurinë në shkolla dhe të tjera”, ka thënë Rama.