Komuna e Prishtinës nuk është duke e zbatuar të plotë vendimin e Gjykatës Komerciale, më të cilin është pezulluar vendimi i saj për mbylljen e rrugës/rrugicave të cilat kalojnë/dërgojnë në parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare, rrugës “Rexhep Luci” nga tuneli deri te sheshi dhe rrugës “Qamil Hoxha” nga kthesa e rrugës deri tek sheshi.
Komercialja e ka shtyrë në tërësi ekzekutimin e vendimit që u publikua në uebfaqen e Komunës më 21 gusht dhe do të hynte në fuqi nga 1 shtatori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor Komuna e Prishtinës vendimin e Komerciales, i cili është marr pas ankesës së KOHËS, është duke e zbatuar vetëm për rrugën/rrugicat në parkun e UP-së dhe të Bibliotekës.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se vendimi duhet të zbatohet në tërësi.
“Vendimi i Gjykatës për pezullimin e vendimit të Komunës për mbyllje të rrugëve është vendim që duhet të zbatohet në tërësi. Përfshirë të gjitha rrugët dhe nëse kryetari i Prishtinës nuk reflekton sot, apo gjatë javës atëherë i njëjti është duke kryer në një farë mënyre vepër penale duke mos e zbatuar vendimin gjyqësor, andaj ne presim që kryetari i Komunës sa më shpejtë të reflektojë dhe t’iu ofrojë qasje banorëve në rrugën në të cilën me vendim e ka mbyllur”, ka theksuar Miftaraj.