Komuna e Kamenicës ka lëshuar një urdhëresë për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike.
Urdhëresa thuhet se vlen për të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAto përfshijnë objektin e Komunës, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe institucionet edukativo-arsimore, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulancat, drejtoritë, zyrat dhe njësitë vartëse si dhe institucionet kulturore, rinore dhe sportive.
Urdhëresa është nënshkruar nga kryetari Kadri Rahimaj.