Edhe 28-vjetori i sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe, i gjen në këtë gjendje shtëpitë që i rezistuan kohës.
Ndonëse që nga paslufta e deri tani janë ndarë rreth 10 milionë euro për investime në kompleksin memorial të familjes Jashari, ky projekt ende nuk ka përfunduar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë qershor të 2019-s u planifikua që të nisë konservimi i kullave të Jasharëve, duke ndarë rreth 3 milionë euro nga buxheti i shtetit, por kjo gjë nuk ndodhi.
Madje, pikërisht për menaxhimin e punëve në këtë vend, si dëshmi e luftës në Kosovë, u formua komiteti ndër-ministror prej 15 anëtarësh, komision ky që u shua me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, thotë se edhe më 2019 nuk u punua mjaftueshëm, derisa shpreson se Qeveria e re do të ndërmarrë diçka për këtë.
E më shumë se 400 mijë qytetarë e vizituan Prekazin vetëm gjatë vitit 2019. Ata thonë se këto shtëpi janë të rëndësishme për historinë e vendit, duke kërkuar nga institucionet interesim më të madh.
Zyrtarë komunalë e krerë shtetërorë çdo vit vazhdojnë traditën e tyre, duke vizituar këtë vend vetëm në përvjetorë të ndryshëm.