Komisioni për Buxhet ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë “projekti i rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë-Mitrovicë” (kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës, për ta përcjellë për miratim në Kuvend.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo marrëveshje ka vlerën prej mbi 13 milionë euro dhe ka të bëjë me përfundimin e tërësishëm të projektit, përkatësisht segmentin Smrekonicë-Mitrovicë. Ky segment ka gjatësi prej 5 kilometra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputeti Mërgim Lushtaku tha se Grupi parlamentar i PDK-së do të përkrah marrëveshjet ndërkombëtare.
Komisioni për Buxhet ka miratuar edhe buxhetin e Komunës së Zubin Potokut, i cili nuk ka arritur të miratohet me kohë. Ministri Murati tha se Ligji për menaxhimin e financave publike ka paraparë që në momentin e parë që miratohet të dërgohet në Kuvend. Sipas tij, buxheti është 3.6 milionë. Ai ka thënë se si i tillë ai nuk ka të drejtë të ndryshohet as nga Ministria dhe as nga Komisioni dhe si i tillë përfshihet në buxhetin e shtetit me aprovim të Kuvendit.
Komisioni ka përcjellë për në seancë edhe tri marrëveshje ndërkombëtare si ajo mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale; Marrëveshja për kredi në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujeve" si dhe Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për projektin e Efiçencës së Energjisë në ndërtesa publike.

