Draft-statuti për gjigantin metalurgjik “Trepça” i është kthyer sërish Bordit të kësaj ndërmarrjeje nga anëtarët e Komisionit për zhvillim ekonomik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i përkrahur edhe nga deputetët e tjerë, anëtarë të Komisionit, ka kërkuar nga Bordi i “Trepçës” që në statut t’i përfshijë edhe kërkesat e Sindikatës së punëtorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Aliut, draft-statuti i sjell në Komision është i njëjtë me atë të herës së kaluar.
“Statuti që na ka ardhur është i njëjti siç ka qenë, vetëm se kemi një dokument të bashkangjitur që paraqet marrëveshjen mes Qeverisë dhe Sindikatës. Po ashtu, jam dakord që edhe asetet të jenë pjesë e statutit. Por mendoj që rruga më e shpejtë dhe efikase është që Bordi bashkë me Qeverinë t’i evidentojnë vërejtjet. Nëse ne si Kuvend e marrim përsipër ta përpilojmë statutin, ne biem në kundërshtim me ligjin”, ka thënë Aliu.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)