Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni i përgjigjet Kushtetueses për kompetencat e Kuvendit ndaj KOSTT-it

Foto: Ilustrim

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i ka kthyer një përgjigje Gjykatës Kushtetuese lidhur me kompetencat e KOSTT-it për mbulimin e humbjeve të energjisë në veri.

Sipas kësaj përgjigje, të përgatitur nga deputetja Mimoza Kusari-Lila dhe përkrahur nga anëtarët e Komisionit, thuhet se sipas Licencës për KOSTT të Energjisë me nenin 5, KOSTT-i është i obliguar për kompensim të humbjeve në pjesën veriore, ndërsa ZRRE-ja me dispozitat përkatëse për rregullin për të hyrat e ka obliguar KOSTT-in që të mbulojë këto humbje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt, Partia Demokratike e Kosovës më 14 maj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e pagesës prej 11 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike, në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Vendimin e Kuvendit që i hapi rrugë pagesës së energjisë elektrike prej 11 milionë eurove, deputetja e PDK-së, Blerta Deli-Kodra e ka quajtur kundërkushtetues.

Por deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtarja e Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se vendimi i Kuvendit të Kosovës është në përputhje me ligjin.