Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka pritur në seli shefin e Shtabit të Trupave të Gatshme për Dislokim të Shpejtë të NATO-s në Itali, Gjeneral Major Giuseppe Bertoncello.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit gjeneralët kanë shkëmbyer mendime mbi çështjet kryesore të sigurisë, posaçërisht situatën aktuale në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së stabilitetit rajonal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e lëshuar nga misioni i NATO-s në Kosovë është thënë se Ulutash ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen e qëndrueshme dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
"Ai gjithashtu vlerësoi kontributin afatgjatë të Italisë në KFOR dhe profesionalizmin e ushtarëve italianë që shërbejnë me përkushtim në mbështetje të misionit", thuhet tutje në njoftim.