Arbëri

Kolona në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkak rruga e mbuluar me ujë

magjistralja Prishtine-Ferizaj

Kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, për shkak të një pellgu uji në rrugë, i shkaktuar nga vërshimet të cilat erdhën si pasojë e reshjeve të fundit.

Reshje shiu ka pasur në disa zona edhe gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Shumë komuna të Kosovës janë prekur nga vërshimet në Kosovë. Rajoni i Dukagjinit ka qenë ndër rajonet në të cilat është shkaktuar më së shumti dëm.