Mbi 200 faqe me ngjarjet e vitit 2019 dhe me pritjet për vitin 2020 sjellin te lexuesit edicionin festiv të gazetës Koha Ditore.
Cilat ishin momentet dhe të bëmat, ca të mira e ca jo edhe aq të mira, nëpër të cilat kaluan kosovarët gjatë vitit që tashmë numëron ditët e fundit.
Si gjithmonë, numri i fundit i vitit i “Kohës Ditore” del me kolumnet si dhe shkrimet për ngjarjet dhe personalitetet që shënuan vitin 2019.
Numri festiv ka edhe rrëfimet për jetesën kosovarçe…
Lexoni reportazhet për shqiptarë e serbë të fshatit Biti të Shtërpcës që janë bërë bashkë për të ruajtur lumin Lepenc si dhe për bashkëjetesën paqësore në Komunën e Klinës. Lexoni për mesazhet e qëndisura për ditët e festive dhe momentet familjare, si dhe trendin e ri të ëmbëlsirave me dekorime nga më të bukurat në pastiçeritë e specializuara të Prishtinës.
Numri festiv sjell edhe fotografi nga Alban Bujari e Driton Paqarada si dhe karikaturat e Jeton Mikullovcit.
Në faqet e Botës, lexoni për storiet që shënuan vitin: Prej Brexitit deri te mocioni për shkarkimin e presidentit amerikan Donald Trump?
Rrëfimet nga mbarë Kosova vijnë në rubrikën Metro: Si arriti Tesla i Kosovës ta transformojë Toyotën e tij në veturë elektrike? Kush ishte shoferja e parë e Gjakovës dhe cila është infermierja e shndërruar në fermere.
Në faqe festive të sportit mund të lexoni: Për vitin e madh të përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe shpresat për vitin 2020.
“Koha Ditore” festive vjen edhe me 25 faqe enigmatike, të cilat shoqërojnë përmbajtjen ekskluzive për të gjithë familjen!
Përveç materialeve të shumta, Koha Ditore dhuron edhe nga një kalendar për të gjithë lexuesit e saj.