Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar sërish subjektin Koalicioni për Familje për shkelje të Kodit të Mirësjelljes. Ajo është gjobitur me 7,000 euro.
Kundër saj u ankuan organizata joqeveritare Dulberizim dhe Qendra për Barazi Gjinore. Konkretisht kundër kandidatit për deputet, Eman Rrahmani, për shkak të postimit të tij publik: “Nuk ka martesa me burrë me burrë”. Por, në ankesë janë përmendur edhe kandidatë të tjerë të këtij subjekti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto organizata kanë thënë se përfaqësues të Koalicionit për Familje kanë nxitur urrejtje e përçarje ndaj komunitetit LGBT+, “duke përdorur terma denigruese që bien ndesh me respektin për tolerancën, mjedisin demokratik zgjedhor e sundimit të ligjit dhe legjislacionin zgjedhor në fuqi”.
Më herët, Koalicioni për Familje është gjobitur dy herë në shumë të përbashkët prej 9,500 eurosh për gjuhë denigruese e të urrejtjes kundër komunitetit LGBT+.