Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni i rezervës taktike të KFOR-it kryen trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave në kampin Novo Selo në Maxhunaj të Vushtrrisë të shtunën, për të ruajtur gatishmërinë operacionale.
Sipas njoftimit të misionit të NATO-s, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin për të ofruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët punon në koordinim të ngushtë”, vijon njoftimi.