(19:53) - Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë se të shtunën prania e shtuar e trupave të vet ka qenë pjesë e një trajnimi që e ka kryer në kuadër të testimit të procedurave të kahershme dhe për t’i mbrojtur standardet e larta operacionale.
Në një përgjigje për KOHËN, KFOR-i ka thënë se vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në dhe përreth urës mbi Ibër në Mitrovicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“KFOR-i po e monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe mbetet i vëmendshëm. Është i përgatitur mirë që të marrë të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar në përmbushjen e mandatit që buron nga Kombet e Bashkuara dhe për t’iu përgjigjur ndonjë zhvillimi me rëndësi”, thhet në përgjigje.
Forca të shtuara të karabinierëve mbi Urën e Ibrit - bëhet fjalë për trajnim
Më shumë trupa e automjete të karabinierëve janë parë mëngjesin e së shtunës mbi urën e lumit Ibër.
Në mes të urës është parë një kordon i pjesëtarëve të KFOR-it. KOHA ka pyetur KFOR-in për këtë, por nga ky mision nuk kanë kthyer përgjigje ende.
E, Policia e Kosovës ka thënë se është e njoftuar për një trajnim që po mbahet aty.
Një ditë më parë, Policia e Kosovës mbylli pesë objekte të strukturave paralele serbe në komunat në veri – aksion ky që u dënua nga ndërkombëtarët. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se që nga e premtja më nuk do të operojnë komunat paralele të Qarkut të i Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, e Zveçanit, e Zubin-Potokut dhe e Leposaviqit.
E, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se dyshimet janë që në këto objekte lëshoheshin dokumente të falsifikuara. Aksion ka pasur edhe në një spital, në pjesën e lavanderisë, pas raporteve se aty mund të ketë armatim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Britania e Madhe e akterë të tjerë janë shprehur të shqetësuara e zhgënjyera nga ky aksion, duke e quajtur veprim të pakoordinuar të Qeverisë.
Ura e Ibrit ka qenë temë e nxehtë muajve të fundit që kur Qeveria ka shprehur insistimin për hapjen e saj, e bashkësia ndërkombëtare ka bërë të ditur se nuk e mbështet një gjë të tillë.
Forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë qëndrojnë në vazhdimësi mbi urë.
