Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i ndihmoi zhvendosjen e nëntë policëve të sëmurë nga Jarinja e Bërnjaku

KFOR-i ka njoftuar se në 11 ditët që kur janë vendosur barrikadat në veri në rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, ka ndihmuar të zhvendosen nëntë policë të Kosovës që gjendeshin në pikat kufitare.

KFOR-i për KOHËN ka treguar se policët nuk kishin qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe për ta përkrahur kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndier të sëmurë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për media të KFOR-it për KOHËN.

Burime të KOHËS bëjnë të ditur se policët janë transportuar ditët e fundit.

Në veri vazhdon qëndrimi i barrikadave, ndërsa në mbrëmjen e të martës është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në Lagjen e Boshnjakëve.