Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KFOR-i flet me komandantin e Serbisë për patrullimet e sinkronizuara përgjatë vijës kufitare

KFOR

KFOR

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq në Kopaonik të Serbisë. 

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se ata kanë ndarë pikëpamjet mbi situatën e përgjithshme të sigurisë dhe ndikimin e saj në stabilitetin rajonal, si dhe mbi aktivitetet e bashkëpunimit, duke përfshirë patrullimet e sinkronizuara përgjatë vijës kufitare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutashit me homologët e tij kryesorë ushtarakë”, thuhet më tej në njoftim. 

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij - bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 - për të ofruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.