Misioni i NATOS-s në Kosovë, KFOR, ka dhuruar disa donacione në komuna të ndryshme të Kosovës, në dobi të komuniteteve.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se përmes ekipeve të saj të bashkëpunimit civilo-ushtarak është dhuruar një sistem ngrohjeje për Shtëpinë e Sigurt në Gjakovë, pajisje shkollore në Malishevë, pajisje mjekësore në Mamushë, sistem ndriçimi për Manastirin e Deçanit në Deçan, si dhe një karrige me rrota elektrike në Istog.
“Aktivitetet e CIMIC kontribuojnë në sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe kushteve më të mira të jetesës për të gjithë komunitetin që jeton në Kosovë”, thuhet në komunikatë.