KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë pranë Komandës Rajonale Lindje kanë zhvilluar patrullime në veri, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme, të cilat thuhet se zhvillohen për të garantuar sigurinë, përfshirë atë të infrastrukturës kritike në të gjithë Kosovën.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit ditor të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. “KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, thuhet në njoftim.