Lëvizja e disa kolltukëve në hollin e Komunës së Prishtinës, e duke vendosur një divan tjetër, janë ndryshimet e para brenda objektit që ka ndërmarrë kryetari i ri, Përparim Rama.
Siç ka mësuar KOHA, ky vendim erdhi pasi Rama i ka thënë stafit se “këtu nuk kam ardhur për të fjetur”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ndryshim i vogël erdhi pas takimeve që ka bërë Rama me stafin e komunës.
Në një përgjigje për KOHËN, Rama ka treguar edhe punët e para që ka bërë nga dita e djeshme, kur edhe u betua.
“Jam në proces të takimit me gjithë stafin e komunës, për të ju treguar misionin tonë dhe pikat e radhës. Normal në kohën e dimrit jemi takuar edhe me kompani të ndryshme për të mundësuar që qyteti të vazhdojë lirshëm dhe lirshëm e të jetë i sigurt për çdo qytetar. Pra këto janë ato punë, prioritetet tona në këtë kohë”, ka thënë Rama.
Ndryshe, në ditën e dytë të punës së tij, Rama priti në një takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
{gallery}