Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të vendoset përfundimisht për bashkimin në një listë zgjedhore me ish-presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Mbledhja pritet të nisë nga ora 12:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPak ditë më parë, Kryesia e partisë votoi në favor të përfshirjes së Osmanit në listën zgjedhore të LDK-së. Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, deklaroi se për ta zyrtarizuar marrëveshjen nevojitet edhe miratimi nga Këshilli i Përgjithshëm.
Rikthimi i Osmanit në LDK vjen pas një periudhe të gjatë ndarjeje me partinë ku kishte ndërtuar karrierën e saj politike. Osmani ishte një nga figurat më të votuara të LDK-së dhe kishte ushtruar disa funksione të rëndësishme, përfshirë atë të deputetes dhe ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçi në vitin 2020.
Përplasjet mes saj dhe strukturave të atëhershme të LDK-së u thelluan pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe rrëzimit të Qeverisë Kurti I. Në vitin 2021, Osmani garoi në zgjedhje në koalicion me Albin Kurtin dhe Lëvizja Vetëvendosje, duke u distancuar plotësisht nga LDK-ja dhe duke formuar partinë e saj, Lista Guxo.
Pas fitores së zgjedhjeve, ajo u zgjodh presidente e Kosovës dhe e ushtroi këtë mandat deri në fund. Por moskandidimi i saj nga LVV-ja edhe për një mandat prishi raportet mes tyre.