Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar se Prokuroria Themelore ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit edhe për pesë zyrtarët e arrestuar një ditë më parë, nën dyshimin për dallavere me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas njoftimit, katër të dyshuar ishin komisionerë. Ata dyshohen për falsifikim të rezultatit të votimit. Ndërkaq i pesti në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor dyshohet për keqpërdorim të detyrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka njoftuar Gjykata, deri në orën 16:00 kanë përfunduar tri seanca dëgjimore ndërsa e katërta do të mbahet më vonë. Gjykata ka bërë të ditur se për vendimet do të njoftojë me kohë.
Ky ishte grupi i dytë i të arrestuarve në Prizren.
Në grupin e parë në Prizren ishin intervistuar 109 persona. Prej tyre 23 janë në paraburgim.
Zyrtarët u arrestuan pas procesit të rinumërimit, që shpërfaqi dallaveret në numërimin fillestar. Prizreni i priu manipulimeve. Aksione të Prokurorisë ka pasur edhe në Malishevë. Hetime po zhvillojnë edhe prokuroritë në komuna të tjera.