Arbëri

KEK-u njofton se është rikthyer në operim njësia B1

kosova b

Foto: Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është sanuar me sukses defekti dhe është kthyer në operim njësia B1 në mëngjesin e të dielës. 

Njësia kishte qenë jashtë funksionit që nga 14 gushti. 

“Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona, rikthimi i njësisë u realizua në kohë të shkurtër, duke siguruar vazhdimësinë e prodhimit dhe duke përmirësuar aspektet mjedisore të operimit. Korporata mbetet e përkushtuar që të ofrojë furnizim të qëndrueshëm, të sigurt dhe me përgjegjësi ndaj mjedisit, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit”, ka njoftuar KEK-u.