Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është kthyer në operim normal njësia B-2 e Kosovës B.
KEK-u ka njoftuar se ka përfunduar remonti vjetor dhe njësia është kthyer në operim të plotë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Njësia është sinkronizuar me rrjetin më 05.10.2024, rreth orës 19:00, dhe gjendja e saj është stabile. Falë angazhimit dhe vullnetit të stafit të TCB-së, të gjitha punimet e planifikuara gjatë remontit të rregullt vjetor në njësinë B-2 kanë përfunduar me sukses. Vlen të theksohet se edhe njësia B-1 e TC Kosova B ka përfunduar punimet e saj të remontit të rregullt vjetor më 18.08.2024, bazuar në bilancin e aprovuar energjetik. Përfundimi i suksesshëm i remonteve të dy njësive B-1 dhe B-2 ka ngritur sigurinë e operimeve dhe prodhimit në TC Kosova B. Prodhimi qëndrueshëm i këtyre njësive ka një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe është në interes të qytetarëve”, ka thënë KEK-u.