“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia A5 është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në ekranet (sistemi gypor), në kuotën 10–15 metra. Aktualisht, KEK sh.a. vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër (4) njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësia A5 sipas Korporatës Energjetike të Kosovës është ndalur me qëllim të parandalimit të ndonjë defekti me përmasa të mëdha dhe gjithashtu edhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme.
Tutje sipas njoftimit është thënë po ashtu se në kushte të zakonshme operohet edhe me katër njësi prodhuese por gjatë kohës me temperatura të ulëta është angazhuar për operim edhe njësia e pestë.