Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS-i thotë se ka zbuluar se një kompani taksish e vidhte rrymën për mbushjen e veturave të saj

taksi

Foto: Ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se e ka kapur një kompani taksish në Prishtinë duke e vjedhur energjinë elektrike për veturat e saj elektrike.

Sipas KEDS-it, dëmi financiar është i madh, andaj ka kërkuar që kompania t’ia rikthejë menjëherë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dëmi vlerësohet të jetë mbi 40 mijë euro.

“KEDS ka zbuluar një kompani taksish në Prishtinë që ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saj elektrike. Ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.  Dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë e rikthimit të humbjeve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.