Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KDI: Zgjedhjet e parakohshme mbeten zgjidhja më optimale

LIVE: Seanca për formimin e Qeverisë së re

Foto: Driton Paçarada

Pas dështimit të formimit të qeverisë së re, Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbeten opsioni i vetëm, pas dështimit të formimit të Qeverisë “Kurti 3”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“KDI thekson se, ndonëse procedurat kushtetuese duhet të respektohen deri në fund, është e qartë se vendi ndodhet në një bllokadë e polarizim të thellë politik, që tashmë reflektohet në funksionimin e institucioneve, e rrezikon ta cenojë edhe stabilitetin fiskal dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës. Në këto rrethana, zgjedhjet e parakohshme parlamentare përfaqësojnë opsionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm për t’i dhënë fund kësaj krize dhe për t’i rikthyer qytetarëve mundësinë për të përcaktuar drejtimin politik të vendit. Megjithatë, KDI rikujton se as zgjedhjet nuk mund të garantojnë institucione funksionale nëse pas tyre mungon vullneti për konsensus politik dhe të kompromis institucional”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Sipas KDI-së, është e domosdoshme që kontribuojnë në rikthimin e normalitetit institucional duke pasur parasysh proceset e rëndësishme të vendimmarrjes institucionale që e presin vendin në muajt e ardhshëm.