Ish-gjenerali Kadri Kastrati ka kritikuar qeveritë e deritanishme për mosformimi të ligjeve shëndetësore e jetësore për ushtarët dhe policët e Kosovës.
Derisa ka folur për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në Gaza i cili pritet të marrë edhe miratimin e Kuvendit, ai ka thënë se asnjë qeveri deri tash nuk ka arritur të formojë këto ligje esenciale për këto kategori.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, deri tash në skenën politike vendore nuk ka pasur mirëkuptim për një gjë të tillë.
“Sa më shpejt duhet të dërgohet në Parlament një ligj i tillë. Deputetët për këtë janë zgjedh që të krijojnë ligje dhe të shikojnë se çfarë është më me prioritet”, ka deklaruar ai në emisionin "60 Minuta" në KTV.
Kastrati ka thënë se pjesëmarrja e presidentes Vjosa Osmani në Bordin e Paqes dhe vendimi që në Gaza të dërgohen ushtarë të FSK-së ka qenë i mirëseardhur.
Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në mision paqeruajtës që ndodhet jashtë Kosovës, e përfaron Kosovën në anëtarësim në NATO.
Ka shtuar se Kosova ka treguar se djemtë dhe vajzat e saj janë të denjë dhe të gatshëm të përballojnë çdo sfidë përkrahë me të gjitha shtetet e botës.
“Kosova nuk do ta ketë një sektor të vetëm por do të jenë në kuadër të ushtrisë amerikane apo edhe ndonjë ushtrie të ndonjë shteti partner. Komandanti i kësaj force do të jetë gjeneral amerikan dhe ai do t’i bëjë planet në bazë të kapaciteteve që secili shtet ka”, ka thënë ai.
Kastrati ka thënë se FSK-ja ka kapacitete të deminimit, duke shtuar se për këtë pjesë ushtria e Kosovës është lidere në rajon.
Ai ka thënë se Kosova ka oficerë të jashtëzakonshëm, duke shtuar se do të jetë kombinim i aftësive ushtarake në kontingjentin i cili do të shkojë në Gaza.
Duke folur për ushtrimet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, Kastrati ka thënë se Bashkimi Evropian nuk po bën asgjë lidhur me këtë. Ai ka shtuar se Serbia duhet të sanksionohet dhe NATO të ketë gjuhë më të ashpër me të.