Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kapja e 1 milion eurove në Merdar, Stavileci: Shuma më e madhe e zënë ndonjëherë

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se 1 milion eurot e kapura gjatë së martës në pikëkalimin kufitar në Merdar, është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë nga oficerët doganorë.

Në emisionin “60 Minuta” në KTV, Stavileci ka thënë se në të kaluarën janë zënë shuma edhe më të mëdha, por në dy apo tri raste ndaras, ndërsa shifra prej 1 milion eurosh, siç ka bërë të ditur Stavileci, është më larta e kapur si një rast i vetëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Oficerët doganorë e kanë stopuar këtë automjet dhe kanë kërkuar të kontrollohet përmes skanerit. Pas skanerit janë vënë re disa hapësira të cilat nuk do të duhej të ishin të mbushura në pjesën e dyshemesë së këtij mini-busi. Pas këtyre indikacioneve kemi kaluar në fazën e dytë të kontrolleve fizike bashkë me Policinë e Kosovës. Pas kontrollove fizike, edhe për befasinë tonë natyrisht si oficerë doganorë, aty doli një ndër shumat më të madhe që e kemi zënë në një rast të caktuar. Pra është rasti më i madh në vlerë monetare i kapur si një rast i vetëm”, ka thënë Stavileci.

Stavileci ka bërë të ditur po ashtu se pavarëisht që bëhet fjalë për një shumë të tillë, nuk kanë pasur informacione më herët për këtë rast.

“Nuk ka pasur informacion më herët për këtë automjet por oficerët doganorë dijnë të lexojnë indikacione nëse po vozitet një automjet të dyshimtë. Nganjëherë edhe lëvizja e automjetit kur ka diçka ilegale bëhet në formë të dyshimtë, vërehet”, ka thënë Stavileci.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, ka treguar gjithashtu se skaneri përmes së cilit u zunë 1 milion eurot, iu ka lehtësuar shumë punën. Ai ka theksuar se nëse në të kaluarën janë dashur 40 minuta për një kontroll të një automjeti, tani iu duhen vetëm 5 deri në 6 minuta.

“Skaneri si mjet i punës na e ka lehtësuar hsumë punën e kontrolleve sepse nëse një kontroll më parë i zakonshëm zgjaste një kohë të gjatë, skaneri tashmë të jep sinjalet e qarta se ku duhet kontrolluar direkt. Nëse më herët një kontroll i një automjeti na ka marrë kohë deri në 40 minuta, tashmë kjo është zvogëluar në 5-6 minuta. Kemi kapur shumë raste deri më tani me këtë skaner”, ka thënë Stavileci.

Zëdhënësi i Doganës ka thënë se është këto mjete kanë mundur të jenë të destinuara për Shqipëri, mund të kenë qenë edhe për Kosovë, megjithatë është shumë herët të përcaktohet sepse rasti po hetohet.

Ndër mallrat më të kontrabanduara në Kosovë siç deklaroi Stavileci janë ato me peshë të vogël e më vlerë të madhe, megjithatë kohës së fundit thotë se edhe ari është në tentim të rritjes së kontrabandës.

Rreth 1 milion euro u kapën në pikëkalimin kufitar në Merdar të martën nga Dogana e Kosovës. Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se i ka ndaluar për 48 orë tre persona, që dyshohen për veprën penale “shpëlarja e parave”. 

Në raportin policor të së mërkurës, është theksuar se vetura ka qenë me targa të Shqipërisë dhe se të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë. Mediat në Shqipëri kanë raportuar se në mesin e të arrestuarve është një polic nga Tirana.