Para nisjes së punimeve, deputetët e opozitës u futën në sallë dhe u ulën në karriget e ministrave të qeverisë duke u përplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës të cilët u përpoqën t’i largonin prej aty.
Për shkak të kaosit të krijuar, me kërkesë të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, Kuvendi kaloi në votim rendin e ditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë herë, Endri Shabani u betua si Avokati i ri i Popullit. I zgjedhur me firmat e mbledhura nga Partia Demokratike, Shabani u betua mes kaosit dhe përplasjeve të opozitës me gardën.
Deputetët e PD ndezën flakadanë sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim.
Gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët me gjithë vendimin vijuan të qëndrojnë në sallë.
VIDEO:
‘Betohem!’ Opozita shpërthen kundër Endri Shabanit, ai i jep një puthje pic.twitter.com/7hbj2Wpm0k
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 18, 2025