Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duhet të kërkohet përgjigje nga shefi ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq për vendin se ku janë varrosur Rukije dhe Feriz Krasniqi të vrarë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë të Shtërpcës.
Këtë postim Kandiq e ka bërë në profilin e saj në rrjetin social X.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukijes dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e UJ-së, më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë (Kosovë)”, ka shkruar ajo.