Përfaqësuesja e re e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të zgjidhet rasti “Banjska” dhe po ashtu Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.
Kallas është duke i pritur në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiq në një postim në “Instagram” ka thënë se pati një bisedë të hapur dhe të vështirë me Kallasin.
“Biseduam për rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit ‘Banjska’ dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq.
Në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Serbia ende nuk i ka sjellë para drejtësisë fajtorët për sulmin. Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, kishte pranuar se qëndronte prapa grupit që kreu sulmin.
Ndërkohë sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione përkundër thirrjeve të vazhdueshme nga BE-ja.